Një 40-vjeçar në Itali është arrestuar pas një hetimi kompleks të kryer nga seksioni i lëvizshëm i njësisë së policisë ekonomike dhe financiare të Guardia di Finanza. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur 2 kg kokainë dhe 7 marijuanë, të cilat ishin të mbështjella me celofan, gati për shtije.
Lënda narkotike ishte fshehur mirë mes mobilieve dhe në vende të fshehta brenda banesës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk i ka shpëtuar nuhatjes së qenit të drogës që mori pjesë në operacionin blic.
Droga e kapur arrite vlerën e 400 mijë euro. Dje para gjyqtares hetuese të gjykatës së Fermos, Mari Grazia Leopardi dhe zv/prokurores që koordinon hetimet, Eugenia Sinigallia, u cilësua i vlefshëm arrestimi. Për Seranin, të mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, u caktua masa e sigurisë arrest shtëpie. Por hetimet nuk duket se janë absolutisht të destinuara të përfundojnë këtu. Hetuesit janë të bindur se 40-vjeçari është vetëm një pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare italo-shqiptare që menaxhon trafikun e kokainës nga Tirana në territorin e Fermanos./albeu.com