Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Albeu.com mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Dashamir Muça.
Në kërkim, si autor i dyshuar i ngjarjes është shpallur Altin Nika.
Ngjarja ndodhi te ish-QTU.
Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Albeu.com.