shqiperi

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Itali dhe një në SHBA, për çfarë akuzohen

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar  si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës, autoriteteve policore italiane dhe autoriteteve amerikane.

Blutë bëjnë me dije se pas shkëmbimit të informacioneve janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas (2 në Itali dhe 1 në USA) të dënuar me 6, 7 dhe 9 vjet burgim.

Të lidhura

None found

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, janë lokalizuar:

– Në Itali, shtetasi Alesandro Locateli, dhe shtetasi Stefano Bottura;

– Në USA, shtetasi Elton Daka.

Akuzat:

▪️Shtetasi Alesandro Locateli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2010, ky shtetas ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij shetasi, në shtetin italian.

▪️Shtetasi Stefano Bottura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ky shtetas me anë të një skeme mashtrimi, ka krijuar në Shqipëri një kompani në të cilën ka kryer disa transanksione, ku shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera.

▪️Shtetasi Elton Daka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, duke ushtruar profesionin e tij si avokat, në vitin 2013, ka mashtruar dy shtetas të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt vendit tonë.

/Albeu.com/

të fundit

Mbappe pranon se bashkëpunimi me Dembelen në fushë mund të bëhet edhe më i mirë

Kylian Mbappe ka reflektuar mbi dinamikën sulmuese të Francës dhe lidhjet individuale brenda skuadrës pas ndeshjes së tyre të fundit…

18 minutes ago

VIDEO / Gjuajtje dënimi spektakolare, Kepi i Gjelbër realizon golin e tij të parë në historinë e Kupës së Botës

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës…

47 minutes ago

Nga raftet e supermarketit te skena botërore, rrëfimi i veçantë i Tijjani Reijnders pas fjalëve: “Nuk je për futboll”

“Nëse vazhdon të stërvitesh kështu, nuk do të të zgjidhja as unë”, kjo është fjalia që Tijjani Reijnders thotë se…

48 minutes ago

Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur.…

2 hours ago

Day 22 of the rally in Tirana, citizens’ march continues in the capital from the ‘Dëshmorët e Kombit’ boulevard to ‘Student City’

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin…

2 hours ago

Rama mocks protesters: The “flamingos” will be surprised at themselves for how they fell among the crows and ravens of false Albanianism

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit. Me anë…

2 hours ago