EMRAT/ Bajram Begaj si President, këta janë 37 deputetët e PS që i dhanë firmën (FOTO LAJM)

 

Mësohet se Bajram Begaj në mbledhjen e ditës së sotme ka marrë mbështetjen nga 37 deputetë që kanë firmosur emrin e tij.

Kandidatura me firmat e deputetëve do të dorëzohet brenda pak minutash, pasi ora 12:00 shënon fundin e afatit.

Ndërkohë në orën 16:00 mblidhet Komisioni i Ligjeve për verifikimin e pastërtisë së figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.

/albeu.com