Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një tokë djerrë, plagosen burrë e grua

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pjesë toke djerrë. Mësohet se në mjet ishin duke udhëtuar një burrë dhe një grua të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme si pasojë e aksidentit makina ka pësuar dëmtime të shumta. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e shoferit. Sakaq pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.05.2024 19:31