Ekspertët japin lajmin e keq: Cigaret elektronike shkaktojnë impotencë!

Studimi i fundit për cigaret elektrike është një këmbanë alarmi për meshkujt. Studimi amerikan cilëson se cigaret elektronike kanë një efekt anësor, impotencën.

Pirja e duhanit gjithmonë është parë si ndër shkaqet që kryesore të impotencës tek meshkujt dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me cigaret elektronike.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Nju Jorkut dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, të cilët publikuan studimin në analizuan të dhënat nga 13,711 burra të marrë në studim.

Krahasuar me ata që nuk kishin përdorur kurrë një cigare elektronike, duhanpirësit e përditshëm kishin 2.2 herë më shumë gjasa të kishin impotencë.

“Meqenëse shumë njerëz përdorin cigaret elektronike si një formë reduktimi të dëmit nga pirja e duhanit ose për të ndihmuar në lënien e duhanit, ne kërkuam të dhëna rreth lidhjes së këtyre cigareve dhe performacës seksuale të meshkujve. Dhe sipas të dhënave që përfituam, cigarja elektronik ndikon tek impotenca e meshkujve në moshë të re, nga 20 në 60 vjeç…”- tha studiuesi kryesor, Asistent Profesor Omar El Sahaëi nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Qendra Mjekësore NYU Langone. /albeu.com/

 


Shtuar 1.12.2021 11:21