Edi Rama 9 vjeç, publikohet video e rrallë në shtëpinë e Kryeministrit para 50 vitesh (VIDEO)

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e hershme e familjes së kryeministrit Edi Rama.

Në videon e xhiruar në vitin 1973, shihet një moment nga kthimi i Kristaq Ramës, atëherë deputet, i nga një udhëtim pune në Durrës. Derën ia hap bashkëshortja Aneta, ndërsa i pari që e pret me një përqafim të ngrohtë është djali i vogël Olsi, atëherë vetëm 4 vjeç.

Në shtëpi ndodhet edhe Edi Rama, 9 vjeç, i cili ndryshe nga i vëllai, është i fokusuar te detyrat e shkollës, për të cilat e ndihmojnë edhe babai me nënën. Teksa Edi bën detyrat, i ati zhvillon një bisedë me nënën e tij, gjyshen e kryeministrit të sotëm, ndërkohë që Aneta i shtron tryezën për të ngrënë, pas një dite të ngarkuar pune.


Shtuar 28.01.2022 11:30