Edhe pse me tre doza vaksine, Ermal Meta “mbërthehet” nga Covid (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur shqiptar në Itali, Ermal Meta, është infektuar me Covid-19. Ndonëse, ka marrë tre doza vaksine, ai duket se nuk ka mundur të shpetojë dot nga koronavirusi.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ermali përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se tani po shërohet dhe shpreson të rikthehet në formë sa më shpejt.

“Ç’kemi djema, Ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti. Edhe një here”, ka shkruar këngëtari./albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 20:52