“E shkuara ka vdekur”, Stresi harron Keisin dhe shfaqet me të dashurën e re (FOTO & VIDEO)

Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi është përfolur gjatë në mediat rozë për historinë e tij të dashurisë me Keisin.

Së fundmi, reperi me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se të shkuarën e tij me Keisin e ka lënë pas dhe ka nisur një tjetër histori dashurie.

Përmes një postimi në Instastory, Stresi shfaqet në një video ku duket që është në praninë e një vajze të cilës ka preferuar ti mbulojë fytyrën me një emoy.

Po si për të konfirmuar që për Stresin e shkuara nuk ka vlerë e mandje as kujtimet ka ka shkruar dhe një status duke u shprehur se që të kesh sukses nuk duhet të kthesh kokën nga e kaluar. Si duket për Stresin historia me Keisin i përket të shkuarës dhe se nga ajo histori as kujtimet nuk kanë mbet.

“Mos më keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen. Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M… i madh”, shkruan Stresi./albeu.com/


Shtuar 25.05.2022 16:17