E rëndë në plazhin e Velipojës, mbytet 20-vjeçari shkodran

Një njarje e rëndë është shënuar sot në Shkodër. Në plazhin e Velipojës, një 20-vjeçar është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai është dërguar në qendrën shëndetësore të Velipojës, por nuk ia ka dalë dot.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës/albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 25.07.2023 10:55