SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste më 20 nëntor 2023, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.
Në kuadër të operacionit u arrestua ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.
Mësohet se Breçani ka lidhje familjare me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.
Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Operacioni është ende në vijim.
Personat e arrestuar
Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës
Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
Besmir Mustati
Bujar Germizi
Personat e shpallur në kërkim
Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
Bujar Grabova
Besmir Murati
Artan Sulejmani
Albert Prenga
Bajram Grabova
Përveç Bujar Grabovës, 4 personat e tjerë dyshohet se fshihen në Spanjë.
Akuzat
Ervin Mata dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.
Ismail Zeneli, përveç akuzave të njëjta me Matë, akuzohet gjithashtu edhe për veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli.
Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.
Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Brecani akuzohen për veprën e pastrimit të parave dhe dhe përkrahje e autorit të krimit.
Bujar Grabova , Besmir Murati, Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.
Përplasjet
Planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.
Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinajt ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës ( i kërkuar)./albeu.com