E pësuan aksidentalisht, kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Klos

 

Pas ngjarjes tragjike në Klos, dy të plagosurit babë e birë, Renato dhe Englantin Hasula u nisën drejt Tiranës.

Mësohet se 14 vjeçar, Renato Hasula është i vetëdijshëm dhe në gjendje relativisht të mirë shëndetëore, ndërsa babai i tij, Englantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë, me prognozë të rezervuar.

Autori i masakrës është Fiqiri Mjeshtri, i cili qëlloi për vdekje Liri dhe Kenado Shirën dhe pas qëlloi edhe veten.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë vajza e familjes Mjeshtri, e cila ishte dashuruar me Kenadon, djalin e Liri Shirës./albeu.com