“Nuk e besova kur thoshte do e vras”, vëllai i autorit të ngjarjes në Klos: Djali i tha nuk marr për nuse një vajzë që ka lidhje me disa çuna (VIDEO)

Ditën e sotme Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës së djeshme në Klos me 3 viktima dhe 2 të plagosur ka folur edhe për emisonin “Shqipërai Live”.

Fatmiri dha detaje se çfarë ndodhi gjatë takimit para se vëllai i tij të kryente krimin.

Ai thekson se ka qenë sëbashku me vëllain kur kanë takuar Ilir Shirën.

“Shira i thotë vëllait tim Besnikut që hajde pimë një kafe, dua ta pi një kafe me ju po ju presim te lokali, sa të vijë edhe kushëriri im, vajtëm tre vëllezërit, erdhën edhe ata dy vetë, dje ka qenë takimi I parë, kemi pirë kafe duke diskutuar, rreth një orë unë dhe vëllai i vogël jemi ngrit nga tavolina, vëllai i madh ka diskutuar që të bëjë rrugën më të duhur, kjo gjë që ka bërë edhe goca nuk ka faj, goca është adoleshente, ka lënë shkollën mendojeni mirë merreni për nuse, do flasim prapë do kthej përgjigje më vonë”, tha Fatmiri.

Ai shton se më pas shkuan për të ngrënë drekë dhe Fiqiriu i kishte thënë se po shkonte te shtëpia, pasi vajza ishte shumë e tronditur.

“Vajza ishte në spital në Klos, mirë shko më tha se këtu jemi. Dua të të takoj prapë për kafe. Firiqiun e dinim që ka ardhur me taku vajzën.  Më tha hajde shikoji se vajza ka marrëdhënie dhe me dikë tjetër, mere dhe atë babanë t’i sqarojmë gjërat më mirë. E ka ofenduar djali i Shirës vajzën, nisën të debatonin dy çunat me njëri-tjetrin, u lamë liri për të folur që të sqaroheshin me njëri-tjetrin, jo e ke pas ti jo e kam pas unë, jo mere ti, jo unë. Nuk e dinim që kishte armë me vete, armë nuk i kam parë asnjëherë, ka pasur çifte me leje, se ka qenë tip më i qetë. I ka thënë nuk marr për nuse dikë që ka lidhje me dy tre çuna, ai në këtë moment është largu, është rrotulluar dhe ka qëlluar. Po ta kishim kuptuar që është serioz revoltimi I vëllait. S’i besova që më thoshte do ta vras, jemi mundu me shumë shpirt, s’e i kam taku prindërit që t’i japim zgjidhje që të mos ndodhte diçka e tillë”, tha Fatmir Mjeshtri.