“E kanë mbytur”, babai i 32-vjeçarit që ndërroi jetë në komisariat: Nuk e kam parë trupin e djalit

Babi i 32-vjeçarit të vdekur, Artur Kurti në një një intervistë ekskluzive për Top Channel, është shprehur se ka gjithë natën që qëndron jashtë morgut dhe se nuk ka marrë asnjë shpjegim.

Ai po ashtu shton është policia që e ka mbytur djalin e tij.

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.