Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 79 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 30 qytetarë ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 370.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1240 testime, 79 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 30 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1240 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:
36 në Tiranë, 15 në Fier, nga 4 qytetarë në Vlorë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Patos, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Peqin, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Durrës.
Janë 370 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Prill 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1240
Testime totale 1,797,032
Raste pozitive 274,685
Raste të shëruara 270,819
Raste Aktive 370
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 216
Fier 49
Vlorë 31
Korçë 16
Berat 14
Shkodër 13
Elbasan 11
Gjirokastër 9
Kukës 4
Durrës 4
Lezhë 3