“E dija se çfarë do të ndodhte”, Meta me deklaratë “bombë”: Protestuesit e 21 Janarit i vrau Basha me Ramën

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka bërë deklarata të forta në lidhje me 21 janarin, ku tha se 4 protestuesit i ka vrarë Edi Rama së bashku me Lulzim Bashën, aso kohe ministër i Brendshëm.

“E dija se çfarë do të ndodhte”, Meta: Protestuesit e  “21 Janarit” i vrau Basha me Ramën. Ata qytetarë i ka vrarë Edi Rama bashkë me Lulzim Bashën. Unë kam qenë në një emisionin te Fevziu një natë para se të jepja dorëheqjen sepse situata mund të degradonte. Këta kishin montuar videon. Në mëngjes më bie zilja tek shtëpia në Bllok dhe vjen një nga ata miq të mi dhe më thotë: Vlerësoje më mirë këtë situatë sepse po planifikohen të bëhen vrasje. Miqtë e mi përtej oqeanit më thanë do të ketë vrasje. Ti nuk do të jesh në zyrë më thanë sipas të dhënave. Unë shkoj tek doktori: I thashë duhet marrë situata më seriozisht, do të jap dorëheqjen sa më parë edhe do ti kërkojmë prokurorisë të kërkojnë dorëheqjen sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz. Unë i kam çuar Bashës dhe SHISH ai më thoshte kemi marrë masat. Ministri i brendshëm merr mesat kontrollon , atyre u interesonte të ndodhte ajo që ndodhi. U kam thënë edhe kokëpalarë atyre sepse ashtu ishin, ishin droguar dhe paguar

Të isha unë ministër i Brendshëm dhe të ndodhë kjo gjë? Po nuk ndodh. Të marr paralajmërim dhe të më zërë gjumi? Jo, nuk ndodh kjo gjë”, tha Meta.


Shtuar 26.01.2022 22:13