E denoncoi PD, zbulohet emri dhe fotoja e anëtari i grupit kriminal “B9” që shoqëron Berishën (FOTO LAJM)

Në një reagim sot Partia Demokratike ka theksuar se Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9 dhe se familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, por selia e partisë nuk do të jetë kurrë e hapur për ta.

ABC u interesua pranë selisë blu dhe ka mësuar se deklarata i referohet një biznesmeni të njohur në Tiranë, Myftar Lumeshi, i cili është parë të shoqërojë Sali Berishën sa herë ky i fundit ka qenë në selinë e PD.

Biznesmeni i njohur rezulton se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe në Mars të 2021 dhe është nën hetim, sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Europë dhe Britaninë e Madhe.

Ky është një tjetër rast i evidentuar nga PD, pas personit që shkelmojë dyert e Partisë Demokratike në 21 Dhjetor, Fatjon Dautaj, i cili sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Pas sulmit në PD, Fatjon Dautaj është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit./ Abcnews.al


Shtuar 4.01.2022 15:51