Dy persona të shtrirë në tokë dhe me pranga, dalin pamjet nga aksioni i policisë dy ditë më parë në Astir (VIDEO)

Janë publikuar disa pamje nga aksioni i policissë dy ditë më parë në zonën e Astirit, ku në pranga ranë dy shpërndarës droge.

Nga pamjet shihet se policët janë të veshur civil dhe gjithashtu dalin nga një makinë civile dhe më pas arrijnë të neutralizojnë të dyshuarit.

Në një moment, shpërndarësit e drogës bëjnë rezistencë dhe tentojnë të largohen, por ata shtrihen në tokë nga policia dhe prangosen./albeu.com