Durrës/ Apartamenti në zonën e plazhit përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të enjte në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Nga raportimet paraprake nuk njoftohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësja ka mundur të neutralizojë flakët. Pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 9.05.2024 17:44

Tags: