Duhet të ishte në arrest shtëpie, por qarkullonte me armë në brez, kapet “mat” 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke lëvizur me armë në brez.

I iru duhet të ishte në masën e arrestit me burg, pasi edhe më parë është akuzar për të njëjtën vepër penale.

Gjatë kontrollit fizik blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Replace”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Replace”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në rrugën “Hoxha Tahsim”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin I. K., të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.