Doli nga spitali, humb jetën gruaja në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ku shtetasja A. H., 46 vjeçe ka humbur jetën pasi kishte lënë spitalin.

Pogradec – Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Shtuar 8.12.2021 23:06