“Djalit i janë thyer këmbët”, familjarët e Jani Rustemajt protestojnë para ministrisë së Drejtësisë

Familjarët e Jani Rustemajt kanë protestuar ditën e sotme para ministrisë së Drejtësisë.

27-vjeçari i u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit. Familjarët janë shprehur se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.

“Janë kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.

“Ma morën djalin si kokra e mollës dhe ma sollën me arkivol. Djali im nuk ka pasur agjë. Duam drejtësi për djalin tim. Ne dyshojmë për dhunë”, tha e ëma e Rustemaj.

Ndërkohë, Prokuroria njoftoi sot se ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Jani Rustemaj u arrestua më 12 Prill për veprën penale të vjedhjes. Dy ditë më pas ai shfaqi shqetësimet e para shëndetësore, ndërsa që prej 17 prillit ndodhej i shtruar në QSUT në gjendje kome./Albeu.com/


Shtuar 22.05.2023 16:04