Ditëlindja e Kadaresë/ Bajram Begaj: Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uron shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij me rastin e 88 vjetorit.

“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.


Shtuar 28.01.2024 10:33