Policia bën me dije se orët e para të ditës së sotme makina e një firme ka marrë flakë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen “24 Maji”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Transporter”, në pronësi të një firme, i cili ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike..
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com