3 shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre në Dibër.
Si pasojë e dhunë bashkëshorteve i janë shkaktuar dëmtime trupore.
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër
Ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.P., 48 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. E., 57 vjeç; dhe M.R.,43 vjeç, banues në Bulqizë. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.