4 të arrestuar dhe një nën hetim në Dibër për vepra të ndryshme penale

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas në Dibër dhe ka proceduar një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi janë evidentuar dy raste të ndërtimeve pa leje, si dhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 12-orëve të fundit evidentohen dhe goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, si dhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje,  shërbimet e Postës së Policisë Klos gjatë kontrollit të territorit  kanë konstatuar shtetasin F. K., në pronë publike duke ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të objektit në ndërtim, shtetasit  F. K., 35 vjeç, banues në Klos,  për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.
  2. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;
  3. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shtuar 14.07.2021 10:29