Dhunoi bashkëshorten dhe djalin, në pranga 57-vjeçari

Një 57 vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan 57 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

G. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në Bizë, Shëngjergj, duke prerë dhe ngarkuar lëndë drusore;

R. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur automjetin e të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

R. K., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

B. I., 21 vjeç, D. G., 51 vjeç dhe V. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

Y. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga” njofton policia.


Shtuar 31.07.2023 10:32