Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e prokurorisë së Lezhës në lidhje me vënien nën akuzë të zyrtareve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin dhe ish-drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini.
Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.
Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, i njohur dhe si baron droge, tashmë prej muajsh i arrestuar.
Në kuadër të këtij procedimi, 13 subjekte qe marrin inerte në lumin Mat janë vënë nën sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektoreve që nuk kanë kryer kontrollin.
Ne rastin e ndërtimeve ne Patok, kjo ka ardhur me indicie, pasi ishte dërguar në gjykatë një i moshuar qe po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte në zonë.
Për ketë arsye prokuroria nisi hetimet qe kane zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasoje një subjekt lokal pranë kompleksit Royal Blue në pronësi të baronit te drogës Gëzim Çela ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet.
Ky objekt po ndërtohet ne rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm per inspektoret qe duhet te kishin ndërhyrë.
Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtareve te IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kanë kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër qe behet fjale për një zone te mbrojtur.
Arrestimet
Më 29 prill 2024 u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika, i cili është pezulluar nga detyra së bashku me të gjithë trupën inspektuese të këtij dikasteri.
Gjithashtu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes.Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.
5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
– Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
–Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik