Deputetët e opozitës konfrontohen me Gardën te Kryesia e Kuvendit, hyjnë me forcë në zyrën e Lindita Nikollës

Deputetët e opozitës janë penguar nga garda të futen në ambientet e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ata janë konfrontuar me efektivët, të cilët nuk i kanë lejuar të kalojnë shkallët për të hyrë në mbledhjen ku do raportojë ministri i Financave për buxhetin e ri.

Më pas deputetët kanë shkuar në grup në zyrën e Lindita Nikollës, ku kanë hyrë më forcë deri në paradhomën e saj.

Edhe në këtë përplasje deputetët kanë patur konfrontime me efektivët e Gardës së Republikës.