“Dëgjova krisma”, atentati i dështuar në Vlorë, flet fqinji: Një person bërtiti

Tonin Ramaj, 33 vjeç i shpëtoi një atentati ditën e sotme në Vlorë.

Edhe pse u qëllua 4 herë në drejtim të tij, 33-vjeçari mori vetëm një plumb në këmbë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur teksa Ramaj po qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Një banor i lagjes ka folur për mediet dhe ka treguar se pasi kishte dëgjuar krismat kishte dalë në rrugë.

“Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 a 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë”, tha banori.

Policia ka rrethuar zonën, teksa pritet të marrë në pyetje personin e plagosur për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin.

Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet./Albeu.com/


Shtuar 26.06.2023 13:01