DATAJE/ Vrau vëllain dhe kunatën, autori gënjeu për armën: Të dy vëllezërit kishin bërë kallëzime në polici, pse nisën konfliket?

Një ngjarje e rëndë  tronditi Tiranën pasditën e djeshme. Arsen Muskurti qëlloi për vdekje me armë zjarri tip pistoletë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Myslym Shyrit, në rrugën Islam Alla, brenda një agjensie ku ndodheshin viktimat.

Albeu.com mëson se konflikti fillimisht ka nisur për pronësi, më pas ka kaluar në rrethana familjare tek pjesa e “Facebook”.

Autori i vrasjes ka bërë  më parë kallëzim në polici se vëllai hapte adresa falco, ndërsa viktima po ashtu ka bërë kallëzim për konfliktet që kanë patur.

Arseni gjatë dëshmisë së tij, ka pretenduar se armën e zjarrit e ka hedhur në një kosh mbeturinash pas ngjarjes, por policia e ka gjetur atë në shtëpinë e tij./albeu.com