Çudira shqiptare, qytetari lë makinën në parkim privat në Golem, kur kthehet e gjen të gërvishtur

Çmimet e larta të shezlloneve, faturat e kripura të ushqimeve, të fjetjes, parkingu i makinës, trafiku e shumë të tjera si këto, janë kryefjala e çdo shqiptari që shkon të pushojë në breg të detit.

E megjithatë edhe pse i paguan të gjitha shërbimet e mbifaturuara, sërish nuk gjen qetësi, pasi do dalë dikush tjetër që do të të prishë humorin.

Një ngjarje e (pa)zakontë i ka ndodhur një qytetari ndërsa është nisur për të pushuar disa orë në bregdetin e Durrësit, në një kompleks resortesh në Golem.

Qytetari edhe pse e ka paguar parkimin e mjetit të tij në një parking privat, kur kthehet për ta marrë sheh se e kanë dëmtuar, duke i bërë një gërvishtje.

Por ajo që e bën edhe më paradoksale këtë ngjarje, është se dy rojet e parkingut të cilët kanë marrë paratë për të ruajtur mjetet që ato të jenë të sigurta, në vend që t’i këkrojnë ndjesë qytetarit, i këkrojnë këtij të fundit llogari.

Madje e akuzojnë edhe se po gënjen, dhe se gërvishtjen mund ta ketë bërë vetë.

Ndiqni videon:


Shtuar 18.07.2023 19:28