Ç’po ndodh me Beatrix në Big Brother? E përlotur rrëfen vështirësinë: Nuk dua ta mbaj brenda (VIDEO)

Beatrix Ramosaj është në një situatë të vështirë dhe të sikletshme pas nominimit në Big Brother VIP.

Mesa duket këngëtarja nuk po i përjeton mirë këto ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beatrix thotë se do të donte të kishte mundësi të tregonte si ndihej.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Siklet

Donald: Për nesër? Leji këto.

Beatrix: Emocione…

Donald: Po mirë, mirë normal dhe unë kam.

Beatrix: Thjesht dua të tregoj si ndihem se nuk është mirë kur e mbaj brenda.

Donald: Okej hajt. (i afrohet dhe i kap dorën.)

Beatrix për nominimin është përballur edhe me Donaldin.

Beatrix tha se nuk e ka menduar dhe se ka pasur edhe plot persona të tjerë që mund ta shpëtonin.

Beatrix: Ju keni folur, nuk po merrja vesh asgjë. Nga komplet qëndrimet nga përpara ndryshe, u kthyen komplet të kundërta. Ne kemi qenë bashkë, i kemi diskutuar të gjithë ato muhabete.

Einxhel: Unë të gjithë problemin dhe frikën e kam pasur me ty dhe nëse gjërat do kishin qenë ndryshe, unë atë natë që jemi përqafuar para se të iki tek suita me Dagzin që ka qenë nata e fundit, nuk do ti kisha thënë gjërat që të thashë. Kam kuptuar që diçka po vinte.

Beatrix: Kjo është loja. Këtu është e papritur.

Einxhel: Jo me çdokënd.

Beatrix: Asnjë nga ne nuk e dinte si do të shkonte gjëja.

Einxhel: Kjo që ndodhi e prisja që do ndodhte që para vitit të ri.

Beatrix: Një ditë do të ndodhte.

Einxhel: Nuk kishte pse të ndodhte.

Beatrix: Njerëzit që në fillim kanë ardhur e kanë thënë, jemi kundër çifteve.

Einxhel: Ka parë çdo kënd që mos të thojë emrin tim e të Dagzit.

Shtuar 20.01.2022 22:44