Çmimi drastik i naftës, qytetarja-Ramës: Ti po ndëshkon popullin jo Rusinë, kriza është artificiale (FOTO LAJM)

Pas rritjes drastike të çmimeve në vend, një qytetare i ka komentuar Ramës në faqen e tij në Facebook, ku I ka thënë se kjo krizë e paraqitur në popull është artificiale.

Sipas qytetares, qeveria duhet të rrisë rrogat dhe të mbështesë qytetarët, njësoj siç bën e gjithë Europa.

Qytetarja shton se Rama vetëm flet dhe në realitet nuk merr asnjë masë.

“Kjo nuk eshte krize reale tregu, kjo eshte krize artificiale e shkaktuar me ndergjegje nga politika. Kjo nuk eshte embargo kunder Rusise, eshte kunder popullit. Rusia do pasurohet se do te shesi ne tregun aziatik edhe evropian me çmime marramendese dhe do fitoj. Ju po ndeshkoni popullin jo Rusine. Te mos ta kuptoni fare qe kjo po kthehet kunder nesh. Ndryshoni strategji sepse ne nuk jemi Amerika qe ka burimet e veta, jemi te varur nga importet. Shikoni mundesine e burimeve alternative te energjise dhe nacionalizimin e naftes dhe kthimin e saj shtetit me te gjitha mynyrat. Ju vetem flisni, por nuk merrni asnje mase, per me mbrojt popullin siç bejne shtetet e tjera. Duhet te ngresh rrogat dhe te kompensosh popullin si Evropa, ose duhet te nderhysh me ulje takse ne nafte dhe kontrollin e marxhit te fitimet. Me keto çmime fshati nuk punon dot me token dhe nese vazhdohet keshtu do kemi krize ushqimesh. Sot Ukraina dhe Serbia ndaluan eksportin e grurit. Ne duhet me mbjell po me keto çmime te naftes fermeri nuk mundet. E bene Amerika, por ka vet nafte dhe presidenti do hedhi 60 milion fuçi nga rezerva e shtetit ne treg, ndersa ju thoni nuk nderhyj ne treg. Si nuk nderhyn? Ju per kete paguheni. Qeveria ka kompetenca rregullatore, kur ka prishje tregu, se mbron qytetarin dhe ekonomine. Qeveria e ka detyre kete gje ne ekonomi tregu, pasi tregun e ke prishur ti vet ne kete rast. Ju thoni qeveria nderhyn dhe me embargo prish tregun, por nuk nderhyne fare te rregulloj pasojat qe ka shkaktuar ajo vet. Vete e keni bere kete gje, dilini zot popullit”, ka shkruar Rama./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 12:55