Çfarë ndodhi papritur? Prishet miqësia e ngushtë mes Atdheut dhe Arjolës (FOTO LAJM)

Atdheu i Përputhen dhe Arjola Demiri u shprehen në Big Brother VIP se ishin miq të mirë prej shumë vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Burime për Kryefjala kanë zbuluar se Atdheu dhe Arjola kanë prishur miqësinë mes tyre. Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga Instagrami para se te vendoste ta mbyllte përfundimisht atë.

Mësohet se Arjola ka qenë shkaktarja e prishjes se kësaj miqësie, por se cila ka qenë arsyeja në mes mbetet për t’u parë!

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother” një nga përplasjet më të mëdha të Arjola Demirit ishte ajo me Antonelën dhe për këtë përplasje ishte pikërisht Atdheu ai i cili u dërgua nga produksoni brenda në shtëpi, për të dya vajzat.

Prandaj Antonela vjen në mendjen e publikut e para si arsye për prishjen e miqësisë mes dyshes.

 


Shtuar 11.03.2022 12:40