Një debat është krijuar mes banores së re, Egzonës, Donaldit dhe Beatriksit në Big Brother VIP.
Kjo e fundit tha se Donaldi nuk ka preferuar të flasë me të, natën kur bëri autoportretin, por me Egzonën. Ndërsa dy të tjerët u shprehën se biseda mes tyre nisi krejt spontanisht.
“Ftohja që Egzona ka mendu se ka ardh nga ana ime, nuk ka ardh nga ana ime, kam dasht me të përqafu, pork am mendu që pse me të ardh me të përqafu kur t’i mi the ato në prime. Nuk më erdhi as keq as mirë që ata folën”, tha Beatrix.
“Më erdhi keq që Triksa u ndje keq. Unë qëllova në një moment, Donaldi ka qenë një prej banorëve që e njoh nga jasht. Më erdhi mirë që kur ai kishte nevojë unë isha aty për ta dëgju. Ndodhi krejt spontanisht kur lindi për një pikturë”, deklaroi Egzona.
“Gjithçka nisi për një pikturë, unë po bëja një autoportret dhe u pasqyrua gjendja ime e brendshme, ku isha i trishtuar dhe Egzona u habit”, tha Donaldi.
“Unë erdha aty dhe dukej që nuk e doje prezencën tim”, shoi Beatrix./albeu.com/