Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen ‘Dyli Haxhire’.
Sipas burimeve, autori është identifikuar si Elmas Alija, 50 vjeç ndërsa e plagosura Shkëlqime Alija.
Pas krimit, Elmas Alija është vendosur në prangat e policisë dhe në momentin e arrestimit, raportohet se s’ka bërë rezistencë. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/