“Boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër”, 28 shkurti i trishtë i Landi Hysit (FOTO LAJM)

Rreth 8 vite më parë u nda nga jeta këngëtari aq i dashur për publikun shqiptar Florian Kondi, i njohur ndryshe si Dr. Flori.

Dr. Flori ishte në kulmin e karrierës së tij muzikore dhe ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për artin shqiptar.

Sot Dr. Flori do të festonte ditëlindjen dhe në këtë ditë, një nga miqtë e tij më të mirë Landi Hysi e ka kujtuar dhe në rrjetet sociale.

Përmes një fotografie që ka ndarë me Florin dhe Mirin, ai shkruan se një mijë fjalë nuk do të ishin mjaft për të, pasi boshllëku mbetet, por shton se nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta kujtojë përmes imazheve.

Postimi i plotë:

Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”.

Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.

Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori

28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014/albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)


Shtuar 28.02.2022 17:08