shqiperi

Bordi merr vendimin e ri, ulet çmimi i naftës

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot dhe ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Nafta është ulur duke shkuar nga 245 lekë/litër në 237 lekë/litër, ndersa gazi ka pësuar rritje duke shkuar 116 lekë/litri.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri më datë 31 mars dhe si pas Bordit çmimet reflektojnë ndryshimet që kanë ndodhur në tregjet botërore.

Të lidhura

None found

Njoftimi:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

 

të fundit

Egnatia përballë sfidës vendimtare në Norvegji: Europa League dhe historia në horizont (AXHENDA)

EgnatiaE nesërmja është një ditë vendimtare për Egnatian [...]Read More...

18 seconds ago

MPB evidenton 6.932 shkelje nga drejtuesit e mjeteve me dy dhe katër rrota, 503 kallëzime penale

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 18.05.2026 deri më 31.07.2026, Sektori për Çështjet e Trafikut pranë Ministrisë së Punëve…

3 minutes ago

Serie A nis me ritëm më të lartë, rregullat e reja marrin vlerësimin e trajnerëve italianë

Rregullat e reja në Serie A kanë arritur tashmë atë që autorët e tyre donin të arrinin në xhiron e…

12 minutes ago

SHBA përgatit anulimin në shkallë të gjerë të vizave B1/B2, mund të preken deri në 200 mijë të huaj

Departamenti i Shtetit po shqyrton revokimin e vizave të deri në 200.000 shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil pasi…

13 minutes ago

Bekteshi kërkon përgjigje: Si mori Sheholli qindra mijëra euro nga AKI-ja?

Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit, duke ngritur dyshime dhe pyetje për shtrirjen…

17 minutes ago

I Don’t Have Time to Grow Old”: Dolly Parton’s Final Statements Before Her Death

Dolly Parton, një prej ikonave më të mëdha të muzikës country, kishte folur disa muaj para vdekjes për mënyrën se…

26 minutes ago