Categories: kosovë

Bekteshi kërkon përgjigje: Si mori Sheholli qindra mijëra euro nga AKI-ja?

Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka reaguar ndaj aktakuzës kundër Fatmir Shehollit, duke shtruar një sërë pyetjesh dhe dyshimesh lidhur me përmasat që mund të ketë pasur veprimtaria e tij.

Të lidhura

None found

Sipas Bekteshit, duhet të sqarohet nëse çështja e Shehollit, i akuzuar për “spiunazh” dhe “shantazh”, përfaqëson vetëm “majën e ajsbergut”. Ai u kërkon institucioneve të Kosovës të hetojnë nëse ka ekzistuar një rrjet bashkëpunëtorësh, si dhe të përcaktojnë deri në çfarë niveli mund të ketë depërtuar Sheholli në institucione dhe qarqe të ndryshme.

Një tjetër çështje shqetësuese që Bekteshi ngre lidhet me mënyrën se si një person që tashmë akuzohet për spiunazh ka mundur të marrë qindra mijëra euro nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Ai vlerëson se, në rast se akuzat vërtetohen, kjo çështje mund të marrë përmasat e një skandali të madh të kundërzbulimit në Kosovë.

Reagimi i plotë:

A është Fatmir Sheholli “spiuni i shekullit”, apo rasti i tij përbën vetëm majën e “ajsbergut”?

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti më 25 gusht 2026 aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas pretendimeve të prokurorisë, ai ka bashkëpunuar me BIA-n serbe dhe ishte rekrutuar nga ky shërbim. Sheholli i ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh dhe është deklaruar i pafajshëm.

Kjo mund të jetë vetëm faza e parë, pasi ende nuk dihet nëse ai vepronte si spiun klasik, agjent i dyfishtë, informator, bashkëpunëtor i një shërbimi apo infiltrues. Duhet të zbulohet se ku ka rekrutuar, nëse njerëzit e tij janë infiltruar, nëse ka ngritur një rrjet agjenturor dhe deri ku ka arritur depërtimi në institucionet shtetërore.

Sheholli kishte krijuar lidhje të thella në parti politike dhe me individë me ndikim, duke përfshirë persona nga fusha akademike, komandantë, luftëtarë e gazetarë, deri te AKI-ja. Pikërisht aty duhej të ishte zbuluar, por në vend të kësaj ai u pagua shumë, sikur të kishte lobuar për Kosovën. Ndërkohë, ai e kishte tradhtuar Kosovën duke përdorur paratë e saj, në mënyrë të turpshme.

Ai ka pranuar gjithashtu se ka punuar për LDK-në. Cili ishte funksioni i tij atje dhe sa “leptira” kishte ngritur brenda saj?

Në këtë moment, Kosovës i duhen profesionalizëm dhe respekt, jo nxitim apo hezitim. Organet e ndryshme shtetërore duhet të flasin pak dhe të punojnë shumë. Duket se Sheholli e shfrytëzoi karrierën sipas dëshirës, pa ndërprerje dhe gjatë moshës së tij më të mirë, ndërsa u kap tani, kur duhej të dilte në pension. A ndodhi kjo tepër vonë, apo vlen parimi “më mirë vonë se kurrë”?

Pikërisht këtu shtrohet pyetja më shqetësuese:

Si arriti një person që sot përballet me akuza për spiunazh të përfitonte qindra mijëra euro nga AKI-ja?

Nëse akuzat vërtetohen, Kosova nuk do të jetë përballë vetëm një rasti spiunazhi, por edhe përballë një skandali të mundshëm të kundërzbulimit.

të fundit

Rama nis takimet në 12 qarqe pas mbledhjeve në Pogradec për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një seri takimesh për të bashkërenduar dhe zbatuar detyrat e përcaktuara gjatë dy mbledhjeve…

5 minutes ago

Vendimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së, a mund të sjellë protesta e tensione në Kosovë?

Më 16 shtator pritet të merret vendimi për të akuzuarit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në një…

5 minutes ago

Në rigjykimin për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca mohon fajësinë

Glauk Konjufca do të paraqitet sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të rigjykimit për rastin…

18 minutes ago

Maqedonia nis vitin shkollor 2026/2027 me rreth 300 klasa më pak

Viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë me një numër dukshëm më të vogël klasash në arsimin fillor dhe…

20 minutes ago

Newsmax: Irani dyshohet se planifikoi vrasjen e djalit të Netanyahut në Florida

Djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu, dyshohet se ishte vënë në shënjestër të një komploti iranian…

20 minutes ago

EMRI/ Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Fierit, ishte dënuar me 8 vite për pastrim parash

I dënuari Ardjan Malasi, i cili po vuante dënimin në burgun e Fierit, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas…

23 minutes ago