Categories: sport

Egnatia përballë sfidës vendimtare në Norvegji: Europa League dhe historia në horizont (AXHENDA)

Egnatia do të luajë nesër ndeshjen më të rëndësishme të deritanishme në përpjekjen për të siguruar një vend në grupet e Europa League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Lillestrom në “Arasen Stadion”, në një takim që do të startojë në orën 19:00 dhe që përfaqëson aktin e dytë të kësaj përballjeje.

Të lidhura

None found

Sa i përket paraqitjeve sportive, skuadra rrogozhinase ka treguar se e meriton respektin e fituar ndaj çdo kundërshtari, përfshirë edhe ekipin norvegjez. Në takimin e zhvilluar në “Rrogozhinë”, Egnatia nuk arriti të shënonte, ndonëse krijoi mundësi të vlefshme. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede nuk u tërhoq dhe nuk u duk inferior, ndërsa në disa momente arriti ta vinte seriozisht në vështirësi Lillestrom. Me rezultatin 0-0, ndeshja e kthimit mbetet tërësisht e hapur dhe çdo skenar është i mundur.

Përfitimet financiare janë një tjetër motiv i madh për kampionët e Shqipërisë. Deri tani, klubi ka arkëtuar rreth 3,17 milionë euro, ndërsa kalimi i turit do ta çonte shumën totale në 4,31 milionë euro. Bëhet fjalë për një bilanc rekord për një skuadër të ndërtuar me synimin për të fituar dhe për të avancuar sa më larg në çdo kompeticion ku merr pjesë.

Megjithëse ndeshjet në transfertë mbartin gjithmonë vështirësi, veçanërisht kur merret në konsideratë kundërshtari dhe avantazhi i faktorit fushë, Egnatia ka treguar se është e gatshme të rrezikojë. Pa guxim dhe pa provuar, nuk mund të arrihet kualifikimi e aq më pak të shkruhet historia me “gërma të arta” në futbollin europian. Me Nevil Deden në stol, rrogozhinasit kanë zhvilluar ndeshje të guximshme, duke ekspozuar edhe veten ndaj rrezikut për të pësuar. Megjithatë, ajo që është parë deri tani tregon se Egnatia ndodhet vetëm një hap larg një vendi në librat e historisë.

të fundit

Tensions return near the Prime Minister’s Office as protesters throw Molotov cocktails and stones, police use tear gas and water

Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…

3 minutes ago

Crisis and unrest weaken Macron as Le Pen sees a path to power

Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në…

3 minutes ago

Collision on the Mbrostar–Levan bypass, one driver injured

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk…

4 minutes ago

Students and lecturers fill the boulevard, demand Rama’s immediate resignation

Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot me pedagogë, studentë dhe qytetarë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët…

4 minutes ago

Special Prosecution changes guidelines for registering cases and launching official investigations

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për…

5 minutes ago

Vitia on baby mix-up at American Hospital 2: Case handled urgently, citizens urged to report violations

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur lidhur me rastin e ndërrimit të një foshnje në Spitalin Amerikan 2. Vitia…

5 minutes ago