Një numër i madh forcash policie kanë zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato, i njohur si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.
Burimet bëjnë me dije se pasi është gjendur makina e tij në atë zonë, policie është vënë në ndjekje të Eljon Hatos.
Për kapjen e të riut janë mobilizuar forcat RENEA dhe Operacionalja, të cilët po “krehin” Saukun dhe zonat ky dyshohet se mund të gjendet Hato.
Ky i fundit është në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’.
Kush është Eljon Hato?
Eljon Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”.
Më herët në 12 maj të vitit 2014, Hato, atëkohë 24 vjeç nën efektin e alkoolit u akuzua për vrasjen e Indrit Yllit gjatë një sherri banal në Zus të Shkodrës. Një vit më vonë kur ai ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli, si hakmarrje për një shok që ishte plagosur nga djali i Terollit. Patur parasysh një profil të tillë kriminal, forcat e policisë ishin organizuar fuqishëm.