Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur edhe një thirrje për Nuredin Dumanin, vrarësin me pagesë që tani është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Berisha thotë se e vlerëson vendimi e tij për t’u rrëfyer, por shton se deri më tani ai ka thënë gjëra që dihen, teksa i inkurajon të rrëfejë gjithçka.
Pjesë nga fjala e Berishës
Hiqet dorë nga çështjet me natyrë administrative, këto mund të jenë edhe koncensionare, tani e paguajnë shumën në Apel. Kontrata punë, për këto mund të them kaq, duhet të ndëshkohen ata që i sollën shtetit dëmin sepsen ëse ti si titullar ke krijuar miliona euro dëme ndaj takspaguesve, por këtu ikën. Vendimi fut edhe paditë pa objekt, ato që nuk garantojnë sukses në Gjykatën e Lartë. Se do fitohet apo jo këtë e gjykon Don Agaçio me Edi Ramën. Akt i pashembullt, hap tjetër madhor në drejtim të thellimit në progression gjeometrik të vjedhjes në këtë vend. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës që të denoncojnë çdo rast abuziv me këtë vendim. Ky është akt i paimagjinueshëm. Asgjë s’ka të paimagjinueshëm, në këtë vend fytyra e vërtetë është ajo e Nexhbedin Dumanit. Një serial killer që po zbërthehet dhe unë e lerësoj vendimin e tij për të rrëfyer, por I bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë sepse deri tani s’ke thënë asgjë tjetër veç atë që kemi ditur të gjithë.