shqiperi

Berisha prezanton kandidatin për bashkinë e Vaut të Dejës: Më 14 maj firmosim përmbysjen e monizmit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të premë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hilën.

Nga Vau i Dejës Berisha theksoi se Zef Hila, është njëri nga drejtuesit, njëri nga qeveritarët vendorë dhe menaxherët më të shkëlqyer të PD-së, në qarkun e Shkodrës dhe në mbarë Shqipërinë.

Të lidhura

None found

Berisha: Zef Hila është një drejtues, menaxher, i cili në të gjithë karrierën e tij, ka lënë gjurmët më të thella të ndryshimi dhe zhvillimit. Në një akt përgjegjësie ndaj jush, dashurie dhe respekti, Zef Hila vendos të dorëzojë mandatin dhe të rikthehet tek ju pasi në një proces që ndodhte për herë të parë pas 32 vitesh, primare, ju e votuat atë për kandidat për qytetar të parë të bashkisë tuaj.

Sali Berisha theksoi se në zgjedhjet e 14 majit do të vendoset përmbysja e monizmit të dytë, i cili u instalua këto 8 vite në Shqipëri.

Berisha: 14 maji në të vërtetë është ditë zgjedhjesh së qeveritarëve vendorë, por realisht zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, janë zgjedhjet me të cilat ne më shumë se në çdo zgjedhje tjetër para atyre të 22 Marsit të 1992, firmosim për fatin e Vaut të Dejës, për fatin e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Janë zgjedhje në të cilat ne, për fatin tonë firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë, i cili u instalua këto 8 vite në Shqipëri.

Në fund të fjalës, Berisha shtoi se më 14 maj shqiptarët kanë votën për të votuar ndryshimin, shpresën, besimin.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen më shumë se kurrë më parë./albeu.com/

të fundit

Bytyçi: Kurti mund të pranojë propozimin e LDK-së, Osmani shihet si mundësi për presidente

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Kosova ka hyrë në një fazë vendimtare të jetës politike, ku…

8 minutes ago

Raketa balistike ruse godasin Kievin: dy të vrarë dhe pesë të plagosur, pak pas vizitës së Von der Leyen

Të paktën dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi rus me raketa balistike që…

9 minutes ago

Citizens’ Revolt in Tirana: Sky News Highlights Dua Lipa’s Statement Against the Government, Singer Calls Protests “Inspiring”

Deklaratave të Dua Lipës kundër qeverisë së Edi Ramës, i ka bërë jehonë edhe media britanike “Sky News”. Televizioni britanik,…

18 minutes ago

“Fall or Resign”/Seventh Week of Protests, Citizens Demand Rama’s Resignation

Sot shënohet dita e 47-të e protestës qytetare, e cila prej më shumë se një muaji e gjysmë ka kthyer…

18 minutes ago

New US strikes against Iran, Trump tells Tehran to “behave”

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një seri të re goditjesh ushtarake kundër Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një…

18 minutes ago

Democratic Party concludes elections for leadership bodies: Flamur Noka reconfirmed as secretary general, new vice presidents and secretaries announced

Flamur Noka, është konfirmuar për një tjetër mandat katërvjeçar si numri dy i Partisë Demokratike, pasi siguroi shumicën e votave…

18 minutes ago