Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të fortë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama më 7 korrik, në orën 19:00.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk dha detaje se sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut. Ai u shpreh se është i gatshëm që ta udhëheqë, por edhe të udhëhiqet nga kjo protestë.
Sipas ish-kryeministrit, portestat pritet të jetë masive me një pjesmarrje më të madhe se asnjëherë. Prandaj edhe protestuesit janë të interesuar nëse do ti favorizojë apo jo moti në këtë ditë.
Këtë kuriozitet e ka shuar meteorologia Tanja Porja:
“Deri në datën 7 moti do të jetë njësoj i nxehtë dhe i kthejllët. Më pas presim disa ditë të freskëta, por këto pas datës 7 korrik”./albeu.com/