Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve Kolegjin e Kryetarëve.
Në mbledhje po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dalë nga zgjedhjet e muajit prill.
Të lidhura
None found
Në nisje të fjalës së tij, Berisha është shprehur se Partia Demokratike ka dy armiq dhe situata aktuale duhet të ndryshojë pasi njerëzit sipas tij presin udhëheqje.
“Unë e kam theksuar dhe e theksoj se për momentin PD ka 2 armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazarate e pandershme dhe të turpshme të ushqëheqjes, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.
Unë mund t’ju jap 1 shembull, aktualisht një nga mbështetësit e Bashizmit, ish kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi sic i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është problem serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje, është e vërtetë që këtë e kanë krijuar pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve që nga shtatori e deri më sot.
Ata presin udhëheqje dhe drejtim nga ne, revolta dhe pakënaqësia ndaj regjimit zgjedh dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një % të qytetarëve pa parti,” u shpreh Berisha. /albeu.com
