Berisha kryen vizitat mjekësore, gati transferimi te klubi i Serie A

Etrit Berisha mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Torinos. Numri 1 i përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në qytetin kryesor të Piementos dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore, një ritual që i paraprin firmës mbi kontratë.

32-vjeçari nga Prishtina kishte edhe një vit kontratë me Spalin, por presidenti i “demave” gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit bardhekaltër për ta afruar menjëherë gardianin kuqezi tek klubi torinez pa paguar asgjë, teksa klubi nga Ferrara do të heqë barrën e pagës vjetore të portierit.

Të lidhura

None found

Me Torinon Berisha do të ketë një kontratë që do ta mbaj të lidhur me këtë klub deri ën vitin 2023. Berisha prite të marrë vendin e Salvatore Sirigut dhe ka shumë gjasa që të jetë titullar tek Toro, duke qenë që portieri i përfaqësueses italiane nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e tifozët, dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar edhe pse ka edhe një vit kontratë me klubin.

Ndërkohë gardiani i përfaqësueses sonë rikthehet në këtë mënyrë në Serinë A pas një edicioni në Serinë B. Berisha ka luajtur në nivelin maksimal të futbollit italian edhe me fanellat e Lazios, Atalantës, por edhe Spalit. Portieri numëron 139 paraqitje në Serinë A dhe do të jetë një garanci më shumë për trajnerin e sapoardhur Ivan Juric.


Shtuar 1.07.2021 16:11