Berisha i kthehet Ramës: Je “Il Padrino” i megaaferës së Butrintit

Ish- kryeministri Sali Berisha nuk ia ka lënë mangët kryeministri Edi Rama sa i përket çështjes së Parkut të Butrintit.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha e cilësoi Raamën “il padrino” i të gjithë aferave në vend.

Duhet të keni respekt për veten. Nuk kam akuzuar Fondacionin Amerikan për korrupsion. Ai ka bërë projektet më të shkëlqyera, por u përdor nga Edi Rama për të shpërbërë parkun, 830 hektarë për klientelën. Sa i përket aferave të tjera, mund të them kaq. Ai bord, përbëhet i tëri nga njerëz më të afërt të tij, përveç njërit. Ka qenë këshilltar i Edi Ramës, i paguar nga Fondacioni i Shqipërisë së hapur. Sarapuli dhe Mata, famoz për lidhjen e tij me Ramën. Zonja ministre ka marrë përsipër që të qëndrojë dy vjet sipas marrëveshjes. Është me emër. Të gjitha fijet të çojnë të Il Padrini, te ti, si padrino i megaaferës (Rama). Mos u fsheh pas Fondit, as pas Hoxhsit, se je veç ti pas këtyre aferave. Sa i përket ndeshjes do them diçka. Kur erdhi zëvendëspresidenti tha; ndeshja anulohet. I tha; do të sjell Erjon Veliajn. Ky i tha; mos ma sill atë rrugaç. Se Veliaj i kishte çuar një sms vëllait të Lefter Kokës”, tha ai./albeu.com