Berisha: E premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku hajdutin e shpërfytyruar

Gjatë fjalimit të sotëm nga dritarja e shtëpisë së tij Sali Berisha është ndalur edhe te protesta e radhës që ka njoftuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e bashkuar, kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë, për vjedhjen 100% të tenderave dhe parave të buxhetit nëpërmjet kompanisë private ‘5D’.

Berisha: E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri. Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve.

Që u thotë qytetarëve se qyteti po pastrohet, paçka se nuk digjet asnjë kilogram mbetje dhe qytetarët kanë paguar për djegësin 130 mln euro. Fjala juaj, vendimi juaj, veprimi juaj mosbindja juaj civile janë kryefjala e ditës, janë shpëtimi i Tiranës, janë shpëtimi i Shqipërisë.


Shtuar 14.04.2024 22:01