Beniada Nishani rrëfen sherrin në Itali: Pse nuk mbajta dot më (VIDEO)

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është përfshirë në një sherr verbal në Itali.

Bëhet fjalë për një konflikt të nisur me të për shkak të një vendi parkimi, që komshia ja kishte zënë.

Kujtojmë se Beniada është rikthyer në Itali pak kohë më parë dhe është përballur me këtë situatë të pazakontë.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien. Kishte vënë makinën te garazhdi im. Thirra policinë, se nuk e dija që ishte e asaj makina. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart. Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, tha Beniada me tone humori./albeu.com/